Rifillojnë negociatat SHBA-Iran në Zvicër

Rifillojnë negociatat SHBA-Iran në Zvicër

Negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit rifillojnë sot në Bürgenstock, pranë liqenit të Lucernës në Zvicër, por pritshmëritë mbeten të ulëta. I dërguari special i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, mbërriti të premten dhe u takua me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit Donald Trump, me të cilin ka punuar mbi aspektet teknike të negociatave. Procesi është bërë më i pasigurt për shkak të përplasjeve të vazhdueshme mes forcave izraelite dhe Hezbollahut në Liban. Të shtunën në mëngjes mbërriti edhe zv.presidenti amerikan JD Vance. “Do të planifikojmë bisedimet sapo të mbërrijnë përfaqësuesit e qeverisë iraniane, të Katarit dhe Pakistanit”, tha ai, duke shtuar se “këto procese janë gjithmonë në zhvillim”. Në të njëjtën kohë, Islamabadi konfirmoi nisjen e negociatave gjatë ditës së sotme, duke bërë...