Rëndohet bilanci i viktimave të prekur me Ebola në Kongo, humbin jetën vullnetarët e Kryqit të Kuq, merreshin me menaxhimin e trupave të infektuar
Tre vullnetarë të Kryqit të Kuq vdiqën në Republikën Demokratike të Kongos kanë humbur jetën nga dyshimet për infektim me Ebola, ndërsa shpërthimi i virusit në lindje të vendit vazhdon të përhapet. Sipas IFRC-së, vullnetarët besohet se u infektuan më 27 mars gjatë menaxhimit të trupave të pajetë në rajonin Ituri, përpara se shpërthimi i Ebolës të identifikohej zyrtarisht. Viktimat janë identifikuar si Alikana Udumusi Augustin, Sezabo Katanabo dhe Ajiko Chandiru Viviane. Ata punonin në qytetin Mongwalu, i konsideruar tani epiqendra e shpërthimit, dhe ndërruan jetë midis 5 dhe 16 majit. Organizata tha se ata humbën jetën ndërsa i shërbenin komuniteteve të tyre “me guxim dhe humanizëm”. Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se trupat e viktimave të Ebolës mbeten shumë infektivë pas vdekjes, pasi virusi transmetohet përmes...
Burimi:
top-channel.tv