Raste të tjera të dyshuara me Ebola në Brazil, izolohen dy burra nga Kongo dhe Uganda
Dy burra me origjinë nga Republika Demokratike e Kongos dhe Uganda, të cilët kanë shfaqur simptoma të ngjashme me ato të virusit Ebola, po trajtohen në izolim në Brazil, njoftuan autoritetet shëndetësore lokale. Autoritetet në shtetin e São Paulos bënë të ditur se një 37-vjeçar nga Republika Demokratike e Kongos paraqet simptoma si ethe, çka e klasifikon atë si një rast të dyshuar me Ebola. Ai është vendosur në izolim në një spital të specializuar për sëmundjet infektive, ndërsa analizat laboratorike për konfirmimin e diagnozës janë ende në proces. Ndërkohë, në Rio de Janeiro, Sekretariati Shtetëror i Shëndetësisë njoftoi se një shtetas ugandas, i cili mbërriti në Brazil më 22 maj, është vendosur në karantinë pasi shfaqi simptoma si kollë, të dridhura dhe diarre. Sipas...
Burimi:
top-channel.tv