Zjarret shkatërruese në Greqi dhe kushtet ekstreme të motit, Mitsotakis: Ditët në vijim do të jenë të vështira
Greqia është një nga disa vendet evropiane që po përballen me zjarre shkatërruese, të favorizuara nga valët e të nxehtit dhe mungesa e reshjeve të shiut. Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, deklaroi se vendi po përballet me “kushte ekstreme të motit”, ndërsa paralajmëroi se ditët në vijim do të jenë “jashtëzakonisht të vështira” për shkak të zjarreve të shumta që vijojnë të përfshijnë vendin. Sipas tij, erërat kanë arritur shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë, çka e bën të pamundur operimin e sigurt të mjeteve ajrore. “Ka momente kur natyra dhe intensiteti i fenomeneve të motit tejkalojnë çdo planifikim njerëzor dhe çdo aftësi operacionale”, shkroi Mitsotakis në një postim në Facebook. Që nga mesi i korrikut, zjarret kanë përfshirë edhe Francën, Spanjën dhe Portugalinë,...
Burimi:
sot.com.al