Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen 30% e votave për kandidatë, Albin Kurti kryeson me 60 mijë vota
Edhe këtë të martë ka vijuar në qendrat komunale të numërimit procesi i numërimit të votave për kandidatët e zgjedhjeve të 7 qershorit, si dhe verifikimi i votave për subjektet politike. Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, mbetet kandidati më i votuar deri tani me mbi 60 mijë vota, bazuar në numërimin e rreth 30 për qind të kutive të votimit. Në mesin e pesë kandidatëve më të votuar të Vetëvendosjes renditen Albulena Haxhiu, Glauk Konjufca, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla. Në Partinë Demokratike të Kosovës, lideri Bedri Hamza ka siguruar deri tani rreth 30 mijë vota, ndërsa nënkryetarja Vlora Çitaku nuk renditet mes pesë kandidatëve më të votuar. Në listën e LDK-së, Vjosa Osmani ka grumbulluar rreth 20 mijë vota, duke lënë pas kryetarin e...
Burimi:
sot.com.al