Zgjedhjet e 7 qershorit/ PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja Vetëvendosje, duke e gjobitur këtë subjekt politik me 5,100 euro për shkelje të rregullave të fushatës zgjedhore. Sipas vendimit të PZAP-it, shkelja lidhet me përfshirjen e një fëmije në një aktivitet elektoral të mbajtur më 30 maj në Vushtrri. Në tubimin zgjedhor, një vajzë rreth 10-vjeçare ishte ngjitur në skenë dhe kishte recituar para të pranishmëve. Paneli ka vlerësuar se pjesëmarrja aktive e fëmijës në aktivitet përbën shkelje të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, i cili ndalon angazhimin në fushatë të personave nën moshën 15-vjeçare. Ankesat ndaj Vetëvendosjes ishin dorëzuar nga LDK-ja dhe IKD-ja, të cilat kërkuan shqyrtimin e...
Burimi:
sot.com.al