Zgjedhjet e 7 qershorit, nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, afati deri më 17 maj
Nga dje filloi regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit, ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ai thekson se votuesit jashtë vendit do të kenë mundësi që të regjistrohen deri më 17 maj. Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës do të mbahen më 7 qershor, ndërkaq votimi në përfaqësi diplomatike organizohet më 6 qershor. “Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës do të fillojë nga dita e sotme 6 maj dhe do të përfundojë më 17 maj. Pra, gjatë kësaj periudhe 12 ditore të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës, për të votuar qoftë fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike apo për të votuar përmes...
Burimi:
sot.com.al