Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, KQZ hap afatet për certifikimin e subjekteve politike dhe dorëzimin e listave

Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, KQZ hap afatet për certifikimin e subjekteve politike dhe dorëzimin e listave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë të ditur hapjen e afateve për certifikimin e subjekteve politike dhe dorëzimin e listave të kandidatëve në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit. Sipas njoftimit zyrtar, periudha 2 deri më 10 maj është caktuar për subjektet e reja politike, përfshirë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët duhet të dorëzojnë aplikimin për certifikim në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar në KQZ. Institucioni sqaron se partitë politike ekzistuese konsiderohen automatikisht të certifikuara, ndërsa ky proces vlen vetëm për subjektet e reja që synojnë pjesëmarrjen në zgjedhje. Ndërkohë, KQZ ka përcaktuar edhe periudhën 2 deri më 12 maj për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë. Ky afat 11-ditor vlen për të gjitha...