Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, Haxhiu fton BE-në të dërgojë mision vëzhgues
Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiut mësohet se ka ftuar Bashkimin Evropian që të dërgojë Mision Vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit që do të zhvillohen në vend. Haxhiu e ka bërë këtë ftesë përmes një letre drejtuar presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas. Sipas saj, prania e misionit vëzhgues të BE-së do të kontribuonte në transparencën, kredibilitetin dhe integritetin e procesit zgjedhor, në përputhje me përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës për standarde demokratike dhe zgjedhje të lira. “Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka dërguar letër Presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për...
Burimi:
sot.com.al