Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, afrime, rikthime dhe lëvizje të forta politike
Kosova po hyn në një tjetër garë të jashtëzakonshme zgjedhore. Partitë politike kanë kaluar ditët e para të javës duke bërë afrime, rikthime dhe lëvizje të forta politike. Ngjarja që tronditi më shumë skenën politike është ndarja përfundimtare mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Dyshja që fitoi bindshëm zgjedhjet e vitit 2021 tashmë janë kundër njëri tjetrit. Kurti mbeti kryeministër në detyrë, ndërsa Osmani u rikthye në LDK me synimin për ta rrëzuar nga pushteti ish-aleatin e saj. LVV-ja ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Guxo, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane, ndërsa Kurti ka rritur pritshmëritë duke deklaruar se synimi i ri është “60 për qind”. Afrimi më i rëndësishëm i prezantuar nga Kurti është Krenare Çerkini, të cilën ai e përshkroi si profil akademik...
Burimi:
sot.com.al