Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e kundërshtoi vendimin e një gjykate në Slloveni ndaj kreut të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije, përmes së cilit ai u dënua me katër muaj burgim me kusht. Kisha Ortodokse Serbe tha të premten se vendimi i gjykatës është “skandaloz”, pa specifikuar se për çfarë vepre ishte dënuar patriarku serb. Transmetuesi publik slloven, Radiotelevizioni i Sllovenisë, raportoi në mars se Prokuroria Themelore e Lubjanës kishte ngritur aktakuzë ndaj patriarkut të KOS-it për keqtrajtim të një prifti në vendin e punës. Vuçiç tha se patriarku Porfirije në Slloveni është dënuar “për diçka që nuk e ka bërë kurrë”, por se kjo, sipas tij, “tregon qëndrimin ndaj Kishës Ortodokse Serbe si shtyllë e shoqërisë serbe”, raportoi agjencia Beta. “Sipas gjykimit tim, patriarku...
Burimi:
vizionplus.tv