Trupi në valixhe në Athinë, identifikohet viktima/ 38-vjeçarja britanike u zbulua nga gjurmët e gishtërinjve
Misteri i trupit të gjetur brenda një valixheje në një ndërtesë të braktisur në zonën e Kypselit, në Athinë, ka marrë një kthesë të re. Autoritetet greke kanë identifikuar viktimën si një grua 38-vjeçare britanike, e lindur në shkurt të vitit 1988. Identiteti i saj u konfirmua pas një dokumenti zyrtar të dërguar në Policinë greke (ELAS) nga zyra e Interpolit në Uashington, SHBA. Menjëherë pas zbulimit të trupit më 18 korrik, hetuesit morën gjurmët e gishtërinjve të viktimës, por të dhënat e saj nuk rezultuan në bazat e të dhënave greke. Edhe analizat e ADN-së nuk arritën të lidhnin trupin me ndonjë person të shpallur të zhdukur në Greqi. LEXO EDHE: Një valixhe e dyshimtë u gjet në qendër të Athinës, bllokohet trafiku, në pikën...
Burimi:
syri.net