Tronditet procesi i integrimit, pesë shtete të BE-së kërkojnë kufizimin e fuqisë së anëtarëve të rinj, ja çfarë mund…

Tronditet procesi i integrimit, pesë shtete të BE-së kërkojnë kufizimin e fuqisë së anëtarëve të rinj, ja çfarë mund…

Dy dokumente joformale (non-paper) po qarkullojnë së fundmi në qarqet diplomatike të Bashkimit Evropian. Njëri është propozimi franko-gjerman, i bërë publik para samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, ndërsa tjetri është një propozim i pesë shteteve anëtare të BE-së për kufizimin e disa të drejtave të anëtarëve të rinj të unionit. Dokumenti i parë synon të krijojë një dinamikë të re për vendet kandidate, duke u ofruar atyre përfitime nga anëtarësimi edhe para hyrjes formale në BE. Ndërkohë, dokumenti i dytë fokusohet te funksionimi i institucioneve evropiane dhe parandalimi i situatave kur anëtarët e rinj mund të bllokojnë vendimmarrjen e unionit. Një nga propozimet kryesore është kufizimi i së drejtës së votës për anëtarët e rinj në çështje që kërkojnë unanimitet, si pranimi i vendeve të...