Trafikonin armë për mafian turke, dy të arrestuar në Greqi! Sekuestrohen 25 pistoleta

Trafikonin armë për mafian turke, dy të arrestuar në Greqi! Sekuestrohen 25 pistoleta

Autoritetet greke të shtunën pasdite kanë vënë në pranga dy persona. Operacioni u krye nga Departamenti për Luftimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe Mallrave, pas informacioneve në lidhje me individë të dyshuar për përfshirje në importin dhe trafikimin e paligjshëm të armëve në Greqi, ku përfituesit ishin grupe kriminale turke. Gjatë operacionit, oficerët e policisë gjetën dhe ndaluan një makinë në të cilën udhëtonte njëri prej dy të pandehurve. Në bagazh u gjet një çantë udhëtimi që përmbante 25 pistoleta. Sipas policisë, armët dhe karikatorët e tyre ishin të mbështjella me paketim transparent prej najloni dhe nuk banin informacionin e prodhuesit ose shenja të tjera identifikimi. Hetimi zbuloi përfshirjen e një personi të dytë, i cili u arrestua. Sipas Autoriteteve, ai dyshohet se a dorëzoi automjetin...