Tentoi të ngacmonte një 8-vjeçare dhe sulmoi një të moshuar, arrestohet sudanezi në Athinë
Një 45-vjeçar nga Sudani u arrestua nga autoritetet greke të martën në mbrëmje në Kypseli të Athinës. Arrestimi i tij erdhi pas dy incidenteve që ndodhën në zonë. Sipas informacioneve, fillimisht dyshohet se ai u përpoq të ngacmonte një vajzë 8-vjeçare që ishte me nënën e saj në një stacion autobusi. Nëna e fëmijës reagoi menjëherë, ndërsa banorët e zonës ndërhynë dhe e larguan burrin nga vendi i ngjarjes. Pak më pas, ai dyshohet se sulmoi një burrë 72-vjeçar duke e goditur në kokë me një tub metalik. Ai u gjet dhe u arrestua nga oficerët e Policisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të martën në mbrëmje.
Burimi:
sot.com.al