Tensione në Mitrovicën e Veriut! Ndalohen kryetari dhe kreu i Kuvendit, ngjyrosën simbolin e qytetit me bojë të kuqe
Tensione janë regjistruar në Mitrovicën e Veriut, ku Policia e Kosovës ndaloi përkohësisht kryetarin e komunës, Millan Radojeviç, dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, Ivan Zaporozhac, pas një incidenti që lidhet me simbolin publik “E dua Mitrovicën”. Sipas policisë, dy zyrtarët lokalë u përfshinë në një aksion për të mbuluar me ngjyrë të kuqe zemrën e gjelbër të vendosur në këtë simbol, i cili ishte instaluar gjatë mandatit të ish-kryetarit Erden Atiç. Autoritetet bëjnë me dije se më herët kishin marrë informacion për përpjekje për largimin e shenjës, ndërsa inspektorët komunalë ishin njoftuar se zbatimi i vendimit duhej të pezullohej deri në një vendimmarrje nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Sipas komunikatës zyrtare, në vendngjarje ndodhej edhe Radojeviç, i cili pasi u informua nga komandanti...
Burimi:
sot.com.al