“Të hetohen abuzimet gjatë…”/ Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, reagon pas paralajmërimeve për ekstradim
Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, ka reaguar përmes rrjetit social Facebook ndaj ministrit të Drejtësisë, duke shprehur pakënaqësi për mënyrën se si po trajtohet rasti i tij dhe për përpjekjet për nisjen e procedurave të ekstradimit. “Dëgjova sot paraqitjen e ministrit të Drejtësisë së Maqedonisë, i cili u shpjegonte mediave dhe publikut se si me zell kishte mbledhur informacione nga gjykatat dhe si kishte pritur pushtetin e ri në Hungari për t’u informuar për ndryshimin e statusit tim këtu dhe për të nisur procedurën e ekstradimit. E shikoj dhe pyes veten: kush është në pushtet në Maqedoni?! Duke parë nga jashtë, aspak nuk duket se LSDM-ja e kriminelit Zaev, me urrejtjen dhe metodat e tij të pista, është larguar nga pushteti”, tha Nikolla...
Burimi:
sot.com.al