Sindikatat në Greqi njoftojnë grevë 24-orëshe/ Punonjësit pritet të paralizojnë qytetet kryesore me tubime

Sindikatat në Greqi njoftojnë grevë 24-orëshe/ Punonjësit pritet të paralizojnë qytetet kryesore me tubime

Sindikatat në të gjithë Greqinë po intensifikojnë përgatitjet për grevën e përgjithshme 24-orëshe që do të zhvillohet të mërkurën, më 24 qershor, duke vënë në qendër të kërkesave të tyre rritjen e pagave, forcimin e sistemit shëndetësor dhe përmirësimin e arsimit publik. Në krye të mobilizimeve janë punëtorët e sektorëve kryesorë të ekonomisë, përfshirë ndërtimin, industrinë e ushqimit dhe pijeve, hotelerinë dhe turizmin, tregtinë, si dhe punonjësit e administratës rajonale. Federata e Punëtorëve të Ushqimit dhe Turizmit (POEET) njoftoi se ka vendosur unanimisht zhvillimin e një greve panhelenike 24-orëshe në sektorin e ushqimit dhe turizmit. Në deklaratën e saj, federata bëri të ditur se gjatë ditës së grevës do të organizohen tubime protestuese nga sindikatat lokale në mbarë vendin, ndërsa në Athinë do të mbahet...