Shkatërrohet rrjeti kriminal i trafikut të kokainës në Athinë, 9 të arrestuar! Koka e grupit shqiptar, fitime mbi 900 mijë euro

Shkatërrohet rrjeti kriminal i trafikut të kokainës në Athinë, 9 të arrestuar! Koka e grupit shqiptar, fitime mbi 900 mijë euro

Athinë – Autoritetet greke kanë goditur një organizatë kriminale që merrej me trafikun e kokainës në Atikë, duke arrestuar nëntë persona gjatë një operacioni të zhvilluar mëngjesin e së mërkurës. Sipas policisë, të arrestuarit janë të moshave 24 deri në 49 vjeç dhe akuzohen për krijim dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafik narkotikësh, pastrim parash të ardhura nga veprimtari kriminale, shkelje të ligjit për armët dhe falsifikim dokumentesh. Policia gjithashtu ka shpallur në kërkim pesë persona, të cilët dyshohet se janë pjesë e grupit. Si vepronte organizata Hetimet kanë zbuluar se grupi kishte një strukturë të organizuar hierarkike, me një drejtues dhe tre zëvendësdrejtues. Organizata dyshohet se vepronte të paktën që nga dhjetori i vitit 2025. Lideri i grupit, një 39-vjeçar me origjinë shqiptare, kishte...