Seanca konstituive vazhdon të shtunën, PDK: Po shkelet Kushtetuta, s’do të rrimë duarkryq!

Seanca konstituive vazhdon të shtunën, PDK: Po shkelet Kushtetuta, s’do të rrimë duarkryq!

Partia Demokratike e Kosovës shprehur shqetësimin, për atë që e ka cilësuar “shkelje të radhës të rendit kushtetues nga Lëvizja Vetëvendosje”, e cila sipas saj, “refuzoi të respektojë afatin e përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”. “Gjykata Kushtetuese ka qenë e qartë: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve zgjedhore. Ky afat përfundon sonte. Në vend të respektimit të këtij detyrimi kushtetues, shumica parlamentare zgjodhi ta shpërfillë vendimin e Gjykatës dhe, përmes deputetit më të vjetër si kryesues i seancës solemne, e caktoi vazhdimin e seancës për nesër, pasi afati të ketë skaduar”, shkroi PDK në një komunikatë për media pak çaste pasi nga Kuvendi u bë e ditur se seanca konstituive vazhdon...