‘Rrezik për sigurinë’/ Rreth 90 shtetas të Serbisë debohen nga aeroporti i Tivatit
Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”, njoftuan Agjencia për Siguri Kombëtare dhe Drejtoria e Policisë së Malit të Zi. Në njoftim thuhet se shërbimet “i kanë identifikuar me kohë personat me interes për sigurinë”, në prag të samitit ndërkombëtar të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian në Tivat. Hyrja iu ndalua më 3 qershor, në orët e paradites, një grupi prej 87 burrash që kishte udhëtuar me fluturim çarter nga Beogradi. Ata, siç u tha në njoftim, pas kontrolleve të sigurisë u kthyen në Serbi me të njëjtin aeroplan, ndërsa autoritetet malazeze do të nisin procedurat që edhe në periudhën e ardhshme t’u ndalohet hyrja dhe qëndrimi...
Burimi:
syri.net