Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

Edmir V. nga Beogradi e vizitoi Finlandën në prill. Ai ndërroi fluturim në Stokholm dhe thotë se, për shkak të sistemit të ri evropian të hyrje-daljeve, për pak sa nuk e humbi fluturimin e radhës, edhe pse kishte tri orë kohë ndërmjet dy fluturimeve. “Qëndron në radhë dhe pret, pret, pret… Oficeri kufitar fillon me pyetje për udhëtimet e mëparshme, përfshirë arsyet pse kam vizituar një apo një shtet tjetër evropian. Pyetjet ishin deri diku edhe të pakëndshme. Megjithatë, kaosi i vërtetë nisi kur ndodhi diçka me pajisjen, e cila papritur pushoi së funksionuari. Pastaj të gjithë udhëtarët u transferuan në të njëjtën radhë pritjeje”, tregon Edmiri në një bisedë për Radion Evropa e Lirë (REL). Ngjashëm ka kaluar edhe Bojani nga Podgorica. Ai kishte...