Protestat për gjuhën shqipe, Baçi: Po t’i heqësh elementin shqiptar, Maqedonia rrezikon ekzistencën
Analisti Agim Baçi ka deklaruar se protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut tregojnë dështimin e politikës për të garantuar funksionalizimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore. I ftuar në një studio televizive Baçi tha se kërkesat e të rinjve nuk lidhen vetëm me një çështje të izoluar, por me zbatimin e të drejtave të fituara ndër vite, përfshirë edhe Marrëveshjen e Ohrit. “Shqiptarët nuk mund të humbin në paqe atë që fituan me luftë,” u shpreh ai, duke shtuar se politika shqiptare ka dështuar në mbrojtjen e këtyre të drejtave. Sipas tij, gjuha shqipe nuk është në konflikt me gjuhën maqedonase, por e plotëson atë në kuadër të një shteti të përbashkët. Ai kritikoi edhe klasën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke...
Burimi:
sot.com.al