Protestat në Maqedoninë e Veriut, arrestohen tre studentë shqiptarë

Protestat në Maqedoninë e Veriut, arrestohen tre studentë shqiptarë

Mijëra studentë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut janë mbledhur këtë të hënë në qendër të Shkupit për të kërkuar të drejtën e tyre të garantuar nga Kushtetuta që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.Ura e Gurit u “vesh” kuqezi, ndërsa studentët valëvitnin flamuj shqiptarë dhe brohorisnin: “Gjuha shqipe nuk negociohet”. Me pankarta të shumta në duar, protestuesit kërkuan dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, i cili ka kundërshtuar kërkesën e studentëve për zhvillimin e provimit në gjuhën shqipe Mes turmës ra në sy edhe një djalosh i vogël me pankartën: “Mos ma përktheni të ardhmen!”, mesazh që u kthye në një nga momentet më prekëse të protestës. Policia ishte e pranishme në terren gjatë gjithë protestës, ndërsa në marshim morën pjesë studentë...