Protesta për gjuhën shqipen/ Ministri i Drejtësisë kundër studentëve shqiptarë: Po nxisin tensione ndëretnike!

Protesta për gjuhën shqipen/ Ministri i Drejtësisë kundër studentëve shqiptarë: Po nxisin tensione ndëretnike!

Ndërkohë që partitë e kampit shqiptar në qeverinë maqedonase thanë të martën që provimet e jurisprudencës për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut do të mbahen edhe në gjuhën shqipe, ministri i Drejtësisë, Igor Filkov reagoi duke e quajtur debatin publik për gjuhën shqipe një përpjekje për presion politik dhe nxitje të konfrontimit etnik. Filkov, dorëheqjen e të cilit studentët shqiptarë e kërkojnë me ngulm, tha të martën, pas intervistës së Izet Mexhitit në Report TV, se provimi i jurisprudencës nuk është çështje politike, por proces profesional i bazuar në ekspertizë dhe respekt për rendin juridik të shtetit. Filkov theksoi se përpjekjet për ta paraqitur përdorimin e gjuhës maqedonase si diskriminim janë “manipulim i rrezikshëm i opinionit publik” dhe, sipas tij, goditje ndaj rendit kushtetues....