“Podgorica po zhvillon luftë hibride kundër Serbisë”/ Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiç: Të pabazuara!

“Podgorica po zhvillon luftë hibride kundër Serbisë”/ Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiç: Të pabazuara!

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi i përshkroi si të pabazuara akuzat se Podgorica zhvillon luftë hibride kundër Serbisë, duke vlerësuar se deklaratat e tilla pasqyrojnë mungesën e gatishmërisë së një pjese të strukturave politike në Beograd për ta pranuar Malin e Zi si shtet sovran. Reagimi erdhi pas pretendimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se Mali i Zi dhe mediat e tij marrin pjesë në veprime hibride kundër Serbisë. Përmes një deklarate të postuar në platformën X, ministria malazeze vlerësoi se deklaratat e shpeshta nga shteti fqinj dëshmojnë mungesën e gatishmërisë së një pjese të strukturave politike për ta pranuar Malin e Zi si një shtet sovran dhe të barabartë, e jo si një hapësirë që duhet t’u rikthehet qendrave...