Pas presionit amerikan, jep dorëheqje Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt
Përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, mori vendim personal për t’i dhënë fund shërbimit të tij në këtë vend, njoftoi Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë (OHR) më 11 maj. Sipas njoftimit, Schmidt e informoi për këtë vendim Bordin Drejtues të Këshillit për Zbatimin e Paqes (PIC) dhe kërkoi që të nisë procesi për emërimin e pasardhësit të tij. Ai theksoi se do të vazhdojë të kryejë detyrën e përfaqësuesit të lartë gjatë procesit të zgjedhjes së pasardhësit, duke shtuar se “komuniteti i bashkuar ndërkombëtar mbetet i pazëvendësueshëm për stabilitetin e Bosnje dhe Hercegovinës dhe për përparimin e saj drejt aspiratave euroatlantike”. Schmidt u bëri thirrje qytetarëve dhe liderëve politikë nga të dyja entitetet dhe të gjitha nivelet...
Burimi:
sot.com.al