Pas dekadash në institucionet serbe në Kosovë, shkarkime nga puna, shkak mos-mbështetja për Listën Serbe
Gordana Nedelkoviq dhe Mirosllav Ristiq nga territori i komunës së Graçanicës janë njoftuar se janë shkarkuar nga puna, për faktin se, siç thonë vetë ata, nuk e mbështesin Listën Serbe, por Partinë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë të Nenad Rashiqit. Nedelkoviq, deri më 14 maj, ka punuar si teknike laboratori në Qendrën e Shëndetit në Graçanicë, ndërsa Ristiq ka qenë i punësuar në Shkollën e Mesme Elektroteknike si profesor i mësimit praktik. Këto institucione, si dhe të gjitha institucionet e tjera arsimore dhe shëndetësore në mjediset me shumicë serbe në Kosovë, funksionojnë në sistemin e Serbisë dhe udhëhiqen kryesisht nga anëtarë dhe zyrtarë të Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë, e cila vepron me mbështetjen e Beogradit zyrtar. Dy persona të tjerë,...
Burimi:
sot.com.al