Pas 27 vitesh pa pagesë, veriu i Kosovës hyn në sistemin e faturimit të ujit

Pas 27 vitesh pa pagesë, veriu i Kosovës hyn në sistemin e faturimit të ujit

Për gati tri dekada, uji në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës është konsumuar pa u faturuar. Tani, kjo praktikë e gjatë po shkon drejt fundit. Banorët e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit pritet që gjatë këtij viti të hyjnë për herë të parë në sistemin e rregullt të pagesës. Lexo edhe:Vrau rivalin në spital me një pistoletë të fshehur mes luleve/ Mediat belge: Ja si u arrestua Gert GjeneraliKjo do të shënojë një kthesë të rëndësishme për një shërbim që për vite ka funksionuar jashtë rregullave të zakonshme të pagesës, duke krijuar rreth 20 milionë euro detyrime të pambledhura, sipas Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) “Mitrovica”. Por, çfarë do të ndodhë me borxhin e akumuluar ndër vite?! Njëzet...