Nuk paraqiteshin në mënyrë të vazhdueshme në punë, shkarkohen nga detyra 20 zyrtarë në ministri
Ministria e Mjedisit në Kosovë ka ndërprerë kontratat e punës për 20 zyrtarë serbë të cilët në mënyrë të vazhdueshme kanë munguar në vendin e punës. Ministrja në detyrë, Fitore Pacolli njoftoi se zyrtarët ishin pjesë e organizatës “Mbrojtja Civile”. “Sot është nxjerrë vendim për shkëputjen e kontratave të punës për 20 zyrtarë të MMPH-së nga komuniteti serb, të njohur edhe si pjesë e ish-“Mbrojtjes Civile”. Shkëputja e kontratave vjen si pasojë e mungesës së vazhdueshme të tyre në vendin e punës, si dhe në përputhje me rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit”, njoftoi ministrja në detyrë. Zyra e Auditorit ka identifikuar që në Ministrinë e Mbrojtjes janë 61 punonjës dhe për ta janë realizuar pagesa në vlerë prej 469.885 euro, ndonëse nuk ka evidenca...
Burimi:
sot.com.al