Një muaj paraburgim për pesë të arrestuarit për trafikim droge

Një muaj paraburgim për pesë të arrestuarit për trafikim droge

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj pesë personave që u arrestuan më 9 qershor, gjatë një operacioni të autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare. Gjykata njoftoi se masa u shqiptua nga D.SH., R.R., B.D., B.I. dhe I.B, duke argumentuar se ekziston rreziku real që nëse ata lihen në liri “mund të arratisen me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale dhe të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale”. “Gjykata gjithashtu konsideron se nëse të pandehurit lihen në liri, ekziston rreziku që të njëjtit do të pengojnë rrjedhën e procedurës penale, duke asgjësuar, fshehur, ndryshuar ose falsifikuar provat e veprave penale apo duke ndikuar edhe në dëshmitarë”, u tha në njoftim. Operacioni ndaj rrjetit të dyshuar kosovar të trafikimit të...