Nga “Iliria” te “Marshall Tito”/ Ndryshimi i emrave të shesheve në Tetovë, sjell debat në Maqedoninë e Veriut
Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar vendimin e Komunës së Tetovës të vitit 2007 mbi emërtimin e rrugëve nuk përbën vetëm një çështje administrative, por ka rihapur një debat të gjerë mbi identitetin, historinë dhe karakterin e shtetit. Gjykata Kushtetuese ka miratuar vendimin me të cilin abrogohen emrat e rrugëve të miratuara në vitin 2007 nga Këshilli i Komunës së Tetovës. Vendimi është marrë me 5 vota “pro”, ndërsa dy gjyqtarët shqiptarë dhe gjyqtari turk kanë votuar kundër. Iniciativa për këtë çështje ishte dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese nga Lidhja e Luftëtarëve nga Lufta Nacionalçlirimtare dhe Antifashiste e Maqedonisë 1941–1945, me argumentin se Këshilli i Tetovës kishte ndryshuar emrat pa pëlqimin e Qeverisë, në kundërshtim me Ligjin për emërtimin e rrugëve, shesheve dhe...
Burimi:
sot.com.al