Misteri i dorëheqjes së Vuçiçit, presidenti po “paketon” valixhet, zbardhen skenarët për Serbinë, ja kush mund të…

Misteri i dorëheqjes së Vuçiçit, presidenti po “paketon” valixhet, zbardhen skenarët për Serbinë, ja kush mund të…

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka sinjalizuar largimin e tij nga Presidenca brenda muajve të ardhshëm, duke hapur një debat të gjerë mbi skenarët politikë që mund të pasojnë në Serbi. “Planifikoj të japë dorëheqjen nga presidenca brenda tre deri në katër muajsh, ndoshta edhe më herët. Fillova të paketoja libra në Presidencë. I pyeta miqtë që mund të merrnin 500 libra, do t’ia dhuroja 1,200 që mora gjatë mandatit tim një institucioni, ende po mendoj se cilin”, tha Vuçiç. Nëse dorëheqja e tij formalizohet, drejtimi i shtetit do t’i kalonte përkohësisht kryetares së Parlamentit, Ana Brnabiç, e cila mund të përqendrojë në duart e saj tre nga postet më të rëndësishme institucionale në vend. Ndërkohë, ligji serb parashikon shpalljen e zgjedhjeve të reja presidenciale brenda...