Mickoski: Nuk ka pengesa për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës

Mickoski: Nuk ka pengesa për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se është i gatshëm të diskutohet përdorimi i gjuhëve në provimin e jurisprudencës, duke theksuar se të gjithë duhet të kenë të drejtën të përdorin gjuhën e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Gjithashtu Mickoski tha se nuk sheh pengesa për avancimin e të drejtave gjuhësore të komuniteteve. Ai theksoi se arsimi mbetet çelësi i zhvillimit të shoqërisë dhe se vendimet në këtë drejtim duhet të jenë mbi interesat politike. Sipas tij, është e rëndësishme të shmangen, siç i quajti ai, “grackat nacionaliste”, ndërsa paralajmëroi se shumë shpejt mund të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të gjitha palët. Studentët shqiptarë në Shkup kanë dy vite që kërkojnë të drejtat e tyre kushtetuese për ta dhënë provimin e...