Mickoski nderon dëshmorët, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, në Kallamas: Është koha për bashkim

Mickoski nderon dëshmorët, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, në Kallamas: Është koha për bashkim

Në fshatin Kallamas në Tumenec u zhvillua ceremonia përkujtimore pranë monumentit kushtuar heronjve maqedonas të Luftës së Dytë Botërore, me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. “Të bashkohemi rreth interesave kombëtare, rreth së ardhmes së fëmijëve tanë, rreth respektit për historinë tonë dhe për dinjitetin e popullit.Mund të kemi mendime të ndryshme, bindje të ndryshme politike dhe këndvështrime të ndryshme, por kur bëhet fjalë për atdheun, për interesat kombëtare dhe për të ardhmen e popullit maqedonas, duhet të jemi bashkë”, tha Mickoski. Mickoski vlerësoi gjithashtu komunitetin maqedonas në Shqipëri, duke e cilësuar si pjesë të pandashme të trungut kombëtar maqedonas . “Maqedonasit në Shqipëri janë pjesë e pandashme e trungut kombëtar maqedonas dhe njëkohësisht qytetarë besnikë të Shqipërisë. Përkushtimi dhe qëndrueshmëria juaj...