Mediat ruse shtrembërojnë rezolutën e kongresistëve amerikanë për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Laëler, kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan për ta mbështetur anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke argumentuar se prania e saj në aleancë është thelbësore për mbrojtjen e interesave të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara në Europën Juglindore. Kjo rezolutë është shfrytëzuar nga mediat e kontrolluara nga Kremlini për të shpërndarë dezinformata, duke e paraqitur afrimin e Kosovës me NATO-n si hyrje të Ballkanit në një “fazë të re konfrontimi”. Lidhur me këtë çështje, rrjeti propagandistik i Kremlinit Pravda ka publikuar një artikull me titull: “A është Kosova në NATO?”. Në tekstin e Pravdës thuhet se Rezoluta 1246 i është dorëzuar Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-ve, duke shprehur mbështetje për...
Burimi:
sot.com.al