Limaj kërkon të kthehet në PDK, i dërgon letër Bedri Hamzës: Bashkimi, në interes të qytetarëve

Limaj kërkon të kthehet në PDK, i dërgon letër Bedri Hamzës: Bashkimi, në interes të qytetarëve

Fatmir Limaj dëshiron të kthehet në Partinë Demokratike të Kosovës. Kryetari i Nisma i ka dërguar një letër kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, me kërkesën që subjekti politik që ai drejton të jetë pjesë e listës së kësaj partie, për të garuar në zgjedhjet e 7 qershorit. Në letër Limaj ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe bashkim politik, në atë që e ka quajtur lëvizje në “funksion të krijimit të një alternative të fuqishme dhe përfaqësuese për qytetarët e Republikës së Kosovës”. “Ne besojmë se një bashkim i tillë nuk përfaqëson vetëm një marrëveshje politike apo elektorale, por edhe një frymë të bashkëpunimit ndërmjet njerëzve dhe strukturave që për vite të tëra kanë ndarë ideale, sakrificë dhe vizion të përbashkët për Kosovën”, u shpreh kreu...