Lëvizja Vetëvendosje zbulon listën e deputetëve për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë
Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar dje kandidatët për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit. Gjatë një tubimi në Gjakovë, kryetari i partisë dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e cilësoi këtë garë si një përballje mes dy ideve krejt të ndryshme për Kosovën. “Këto zgjedhje nuk janë zgjedhje mes partive, por janë zgjedhje mes dy ideve për Kosovën. E para është e jona që e sheh shtetin si të përbashkëtën tonë më të madhe, si shtet i të gjithëve, si mjet për drejtësi e zhvillim. Ideja tjetër e atyre, e sheh shtetin si pronë të pakicës e si privilegj grupor e pushtet për vete”, deklaroi Kurti para mbështetësve. Ai tha se lista e kandidatëve të Vetëvendosjes përfaqëson njerëzit që, sipas tij, e shohin...
Burimi:
sot.com.al