Kurti takim me ambasadorin Hamilton, zbulohet çështja e diskutimit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të mërkurë u takua me zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Partneritete në NATO, ambasadorin Kevin Hamilton. Kjo është vizita e tij të parë në Kosovë. Gjatë takimit, ata biseduan për thellimin e bashkëpunimit me NATO-n. Kryeministri Kurti foli për zhvillimet në vend, përfshirë ato në fushën e teknologjisë dhe të mbrojtjes, si dhe për prodhimin e municionit në Kosovë. Po ashtu, biseduan për marrëdhëniet e mira me NATO-n, sigurinë në rajon dhe në Kosovë, si dhe zhvillimet politike aktuale. U diskutua gjithashtu për themelimin e Xhandarmërisë së Kosovës, ku në pyetjen e Hamilton, Kurti shpjegoi konceptin dhe theksoi nevojën e kësaj strukture në forcimin e sigurisë dhe koordinimit me KFOR-in dhe NATO-n në këtë drejtim.
Burimi:
sot.com.al