Kurti: Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve do të filloj komunikimet për formimin e institucioneve

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve do të filloj komunikimet për formimin e institucioneve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se do të presë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit për të nisur më pas menjëherë komunikimet për formimin e institucioneve të reja. “Porsa të certifikohet rezultati, fillojmë komunikimet menjëherë”, tha Kurti për gazetarët. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve planifikon që certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit ta bëjë deri më 6 korrik. Sipas Kushtetutës së vendit, seanca konstituive duhet të mbahet brenda 30 ditëve nga data e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve.