“Kur politika hesht…”/ Të martën protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë në RMV, zbulohen detaje
Një protestë solidarizuese në mbështetje të studentëve shqiptarë në RMV do të mbahet të martën në Tirana, pas tensioneve të krijuara për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës dhe protestave të zhvilluara në Shkup. Aktivisti Mevlan Ademi dhe pedagogia Elsa Skenderi, të ftuar në një studio televizive zbuluan detaje nga organizimi i protestës dhe mesazhi që synohet të përcillet. Ademi bëri të ditur se marshimi pritet të nisë nga sheshi “Skënderbej” drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë.Ndërkohë, Elsa Skënderi theksoi se protesta ka lindur si nismë qytetare dhe studentore, në një moment kur sipas saj politika ka zgjedhur heshtjen. Pjesë nga diksutimi në studio: Mevlan Ademi: Realisht nuk kam shumë detaje, di që do marshohet nga sheshi “Skënderbej” drejt ambasadës së...
Burimi:
sot.com.al