Krim i rëndë në Greqi! Efektivja e policisë, plagoset me thikë nga bashkëshorti, autori vetëvritet në makinë

Krim i rëndë në Greqi! Efektivja e policisë, plagoset me thikë nga bashkëshorti, autori vetëvritet në makinë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Dramës në Greqinë veriore, ku një efektive policie është plagosur rëndë me thikë nga bashkëshorti i saj, gjithashtu oficer policie. Sipas informacioneve paraprake, incidenti ndodhi brenda banesës së çiftit. Pas njoftimit për ngjarjen, forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, ku gjetën gruan në gjendje kritike. Pas sulmit, autori u largua nga banesa, duke vënë në lëvizje autoritetet për lokalizimin e tij. Pak më vonë, ai u gjet i pajetë brenda automjetit të tij. Mediat greke raportojnë se oficeri dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke përdorur armën e shërbimit, megjithëse rrethanat e sakta të ngjarjes janë ende nën hetim. Ndërkohë, policja e plagosur është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr...