Kosova shmang rritjen e çmimit të energjisë për vitin 2026, ZRRE ul kërkesat
Qytetarët e Kosovës kanë shmangur rritjen e çmimit të energjisë elektrike, të paktën për vitin 2026. Kjo pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, e cila ka miratuar pjesërisht kërkesat e operatorëve të sektorit, duke mos lejuar shtrenjtimin e tarifave për konsumatorët. Sipas vendimit, të hyrat e lejuara maksimale për Operatorin e Sistemit të Transmetimit (KOSTT) do të jenë 76 milionë euro. “Kërkesa në aplikacionin për të hyrat e lejuara maksimale të operatorit të sistemit të transmetimit KOSTT ka qenë rreth 99 milionë, ndërsa propozimi përfundimtar i ZRRE është rreth 76 milionë, që nënkupton rreth 23 për qind më e ulët sesa vlera e paraqitur në aplikacionin e KOSTT-it. Përfshihen shpenzimet operative, zhvlerësimi, kthimi i lejuar që lidhen me investimet kapitale, kostot e humbjeve,...
Burimi:
sot.com.al