Kosova ndjek SHBA-në në Gaza

Kosova ndjek SHBA-në në Gaza

Në Gazë, një nga zonat më të rrezikshme dhe më të paqëndrueshme në botë, Kosova po hyn për herë të parë në një mision ndërkombëtar stabilizues, të mandatuar nga Kombet e Bashkuara. Ushtarët e saj po vendosen në një terren, ku kufiri mes kontrollit dhe kaosit është i paqartë. Në këto kushte, Kosova afrohet më shumë me skenën globale, por, njëkohësisht, edhe me rreziqet që e shoqërojnë atë. Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF) buron nga një plan 20-pikësh i presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës së Izraelit në Gazë. Ajo parashihet si një forcë shumëkombëshe, që do të vendoset në këtë enklavë për të trajnuar policinë, për të ndihmuar në sigurimin e kufijve dhe ruajtjen e rendit, si dhe për të mbështetur çmilitarizimin...