Kontrollet e përbashkëta kufitare/ Qeveria e Maqedonisë së Veriut, miraton sistemin ‘One Stop Shop’ me Shqipërinë
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendosjen e sistemit të kontrolleve të përbashkëta kufitare “One Stop Shop” me Shqipërinë, një masë që synon lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve mes dy vendeve. Me këtë vendim, Shkupi përmbyll procesin e zbatimit të këtij sistemi me të tre vendet fqinje që nuk janë pjesë e zonës Schengen, pasi modeli tashmë është në funksion edhe me Serbinë dhe Kosovën. Për hyrjen e plotë në fuqi të sistemit mbetet vetëm nënshkrimi i marrëveshjes përkatëse mes ministrive të Brendshme të dy vendeve. Faza e parë e zbatimit do të nisë në pikën kufitare të Qafë Thanës, ndërsa më pas sistemi pritet të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas zëdhënëses së qeverisë maqedonase,...
Burimi:
sot.com.al