Kërkesa për shkarkimin e tij, Abdixhiku thërret kuvend të jashtëzakonshëm të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka thirrur një kuvend të jashtëzakonshëm të partisë për 30 korrik, ku pritet të trajtohet nisma e qindra delegatëve të partisë për shkarkimin e tij, pas pakënaqësive me rezultatin e partisë në zgjedhjet e fundit parlamentare. Abdixhiku, i cili e caktoi kuvendin për të enjten e 30 korrikut në orën 18:00, e ka cilësuar atë si “të panevojshëm dhe përçarës” dhe tha se tani nuk ishte koha për një të tillë. Vendimi vjen pasi javë më parë, zyrtarë të partisë dorëzuan rreth 150 nënshkrime të nevojshme të delegatëve të partisë për ta thirrur kuvendin, përcjell A2. “Sekretariati i Përgjithshëm i LDK-së ka kryer verifikimin e të gjitha nënshkrimeve të dorëzuara, në përputhje me dispozitat e...
Burimi:
sot.com.al