Italia kërkon sqarime nga Izraeli për ndërhyrjen ndaj flotës humanitare në brigjet e Kretës. Mblidhet Parlamenti

Italia kërkon sqarime nga Izraeli për ndërhyrjen ndaj flotës humanitare në brigjet e Kretës. Mblidhet Parlamenti

175 attivisti, mes të cilëve dhe italian po transportohen drejt Izraelit. Një incident i rëndë diplomatik dhe ushtarak ka shpërthyer në Mesdheun lindor, pasi një flotë anijesh civile, e nisur drejt Rripit të Gazës me ndihma humanitare, është ndaluar nga forcat detare izraelite në afërsi të ishullit të Kretës. Ngjarja ka shkaktuar reagime të menjëhershme nga Italia dhe ka rikthyer në qendër të vëmendjes tensionet mbi bllokadën e Gazës. Ministria e Punëve të Jashtme italiane, ka konfirmuar se ka kërkuar urgjentisht informacion nga autoritetet izraelite dhe greke për të kuptuar dinamikën e operacionit. Ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, aktivizoi menjëherë Njësinë e Krizës dhe përfshiu ambasadat në Tel Aviv dhe Athinë për të garantuar sigurinë e shtetasve italianë që ndodheshin në bord të anijeve. Zëdhënësja...