Ish-ministri gjerman pranon gabimin: BE e kushtëzoi padrejtësisht Kosovën

Ish-ministri gjerman pranon gabimin: BE e kushtëzoi padrejtësisht Kosovën

Ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka pranuar se ka gabuar në qasjen e tij ndaj procesit të integrimit evropian të Kosovës, duke thënë se për vite me radhë kishte besuar se përparimi në dialogun me Serbinë ishte kushti kryesor për afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian. Roth ka thënë se me kalimin e kohës e ka kuptuar se kjo qasje nuk ishte e drejtë, pasi dialogu nuk ishte i balancuar mes dy palëve. “Mendoja për një kohë shumë të gjatë se vetëm përparimi i konsiderueshëm në dialogun e normalizimit e afron Kosovën me BE-në. Dhe ky ishte një gabim”, deklaroi Roth. Sipas tij, përparimi në dialog ishte shumë më i rëndësishëm për Kosovën sesa për Serbinë, gjë që i krijoi Beogradit mundësinë ta përdorte...