“Integrimi i Serbisë në BE varet nga ju”/ Antonio Costa vizitë zyrtare në Beograd, takim me presidentin Vuçiç
Pas Prishtinës, ndalesa e rradhës për presidentin e Këshillit Europian ishte Beogradi. Antonio Costa u prit nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Mesazhi i Costës ishte i përqëndruar në tre cështje kryesore: nxitje e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, harmonizimin me politikat e BE-së dhe zbatimin e reformave aktuale. “Ju inkurajojmë të vazhdoni të punoni me shpejtësi për reformat në fushën e sundimit të ligjit, duke përfshirë zbatimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias për ligjet që lidhen me gjyqësorin, përkatësisht gjyqësorin dhe prokurorinë, si dhe lirinë e medias” tha Costa. Ai tha se procesi i anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian kërkon mobilizimin e plotë të shoqërisë serbe dhe theksoi se Serbia ka mbështetjen e BE-së në rrugën e integrimit evropian por kjo është më...
Burimi:
sot.com.al