Greqia nis zbatimin e marrëveshjes me Egjiptin, merr 5,000 punëtorë sezonalë për bujqësinë

Greqia nis zbatimin e marrëveshjes me Egjiptin, merr 5,000 punëtorë sezonalë për bujqësinë

Greqia ka nisur zbatimin e një marrëveshjeje me Egjiptin për punësimin e deri në 5,000 punëtorëve sezonalë në sektorin bujqësor, në përpjekje për të përballuar mungesën e vazhdueshme të fuqisë punëtore. Procesi ka hyrë tashmë në fazën e zbatimit, ndërsa dhjetëra punëdhënës grekë kanë shprehur interes për të marrë pjesë në këtë program. Punëtorët egjiptianë do të angazhohen në kultura të ndryshme bujqësore, si ullinjtë, kivit, agrumet, pjeshkët dhe qershitë, ku nevojat për fuqi punëtore janë më të mëdha gjatë sezonit të korrjeve. Marrëveshja parashikon që ata të mund të lëvizin në rajone të ndryshme të Greqisë sipas nevojave të prodhimit, duke siguruar kështu një përdorim më efikas të fuqisë punëtore. Qëndrimi i tyre do të jetë deri në nëntë muaj, me mundësi për leje...